top of page

Rreth Nesh

pexels-elina-fairytale-3806953.jpg

Bashkë ndërtojmë të ardhmen

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje ndërtimi të nivelit më të lartë, duke nxitur inovacionin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë, duke tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë e klientëve.

Cilësia e lartë e ndërtimit është faktor kyç i suksesit tonë

Kompania e ndërtimit Kumi Konstruktion, operon në tregun shqiptar që prej vitit 2009 dhe spikat për realizimin e projekteve cilësore dhe unike, në përputhje me standartet europiane e duke ndjekur tendencat arkitekturore më moderne të kohës. Kompania jonë është ndërtuar mbi vlera ekselence dhe integriteti të testuara në kohë. Provë për këtë janë projektet e përfunduara që i kanë përmbushur, madje tejkaluar, pritshmëritë e klientëve tanë si edhe ato në zhvillim që ndjekin të njëjtën filozofi të kompanisë për të sjellë më të mirën në panoramën urbanistike shqiptare në çdo aspekt. Çelësi i suksesit të çdo projekti është të kuptuarit e nevojave dhe pritshmërive të klientëve, cilësia e padiskutueshme, ndershmëria, eksperienca e suksesshme gjatë këtyre viteve.Nga konceptimi deri në përfundim të projekteve tona, ekipi ynë i inxhinierëve, teknikëve të ndërtimit, arkitektëve dhe menaxherëve të projektit u japin përparësi nevojave të klientit. Ne përdorim materialet më cilësore dhe teknologjitë më të avancuara për të krijuar produkte të papërsëritshme në llojin e vet, cilësore, funksionale, komode, inspiruar nga inovacionet më të fundit botërore në fushën e arkitekturës.

Cilësi dhe Integritet

Skuadra jonë e projektimit, falë eksperiencës dhe profesionalizimit, garanton efikasitet në çdo fazë të projektit duke përdorur materialet më cilësore në treg e duke ndjekur protokolle strikte sigurie. Udhëhiqemi nga transparenca, integriteti, praktikat etike dhe marrëdhëniet afatgjata me klientin.

Inovacion dhe përmbushje e afateve

Sjellim për klientët tanë teknologjitë dhe metodat e ndërtimit europiane më inovative si edhe e vlerësojmë në mënyrë rigoroze përfundimin e projektit në kohë, madje edhe para afatit, pa komprometuar aspak cilësinë.

Bashkëpunim dhe satisfaksion për klientin

Besojmë në komunikim dhe bashkëpunimin mes klientëve dhe arkitektëve për rezultate përfundimtare të jashtëzakonshme dhe i japim prioritet përmbushjes e tejkalimit të pritshmërive të klientit nëpërmjet shërbimit të personalizuar gjatë gjithë zhvillimit të projektit.

bottom of page